
Ky është momenti dramatik kur dy persona që udhëtonin me një motor përplasen me një makinë, duke fluturuar në ajër dhe duke u përplasur në anën tjetër.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë aksidentin e rëndë që ndodhi në Vynohradiv në rajonin Zakarpattia Oblast të Ukrainës.
Dy burrat me motor përplasen me një Bercedez të zi, që u pret rrugën dy motoristëve. Pas përplasjes me makinën, ata fluturojnë mbi çatinë e Mercedezit dhe përplasen në anën tjetër të tij.
Mrekullisht, një nga pasagjerët ngrihet në këmbë disa sekonda pas përplasjes duke u përballur me shoferin.
Miku i tij mund të shihet duke u përpjekur të ngrihet, por qëndron i ulur në tokë pasi plagosur këmbën.
Përplasja ndodhi vetëm disa centimetra larg nga një këmbësor, i cili ishte duke qëndruar anës rrugës.
Gazeta lokale Zakarpattya tha se i plagosuri ishte dërguar në një spital lokal për t’u trajtuar.
add a comment