SHËNDETËSIA

Mënyra efektive për të shtuar peshë

Të qenit nënpeshë rrit rrezikun për vdekje të parakohshme,  140% tek meshkujt dhe 100% tek femrat. Por nganjëherë mund të jetë shumë më e vështirë për të fituar peshë sesa për ta humbur atë.

Ana e ndritur ka gjetur 8 mënyra për të fituar peshë në mënyrë të shëndetshme.

1 – Kontrolloni peshën e trupit tuaj

 

Shkencëtarët besojnë të të qenurit tepër i dobët nënkupton të pasurit mungesë të peshës së trupit. Kjo korrespondon në peshën e trupit nën 18.5. Për ta verifikuar peshën e  trupit tuaj shkruaje gjatësinë e trupit tuaj në metra dhe ndaje peshën e trupit tuaj në kilogram nga ky numër.

Në rast se keni një peshë shumë të dobët, nuk ka rëndësi nëse keni vetëm trashësi apo muskuj, nëse masa e trupit tuaj është më poshtë se 18.5, ju duhet të shtoni peshë patjetër.

 

 

2 – Hani shumë

 

Ushqimit tuaj, shtoni më shumë djathë, salce dhe erëza në pjatën tuaj dhe produkte të qumështit me shumë yndyrë në kafe, supë dhe ëmbëlsirën tuaj.

Nëse dëshironi të hani më shumë porcion të pastave, bukë të bardhë, arra , patate, gjalpë kikiriku, fruta të thata, hajini ato. Trokitni mendjes tuaj.

Të merrni kalori të tepërta nënkupton që të hani më shumë kalori se sa t’i digjni ato.

 

 

3 – Bëni gjumë të mirë

Kualiteti i gjumit ka shumë ndikim në shtimin e peshës dhe në rritjen e muskujve tuaj. Provoni të shkoni në shtrat para mesnatës dhe të fleni së paku 8 orë.

Gjumi ka të njëjtin efekt si anabolizmi i cili ndikon në rritjen e muskujve, sepse kur ne flemë hormonet
( adrenalina, sereotina, melatonina) janë intensivisht të lëshuar.

 

4 – Përdorni pjata të mëdha

Truri i njeriut është shumë i kompleksuar. Ne shpesh mund ta mashtrojmë atë për të arrirë atë që ne dëshirojmë.

A keni dëgjuar ndonjëherë urdhrin që për të humbur peshë duhet të hani në pjata sa më të vogla? Në rastin për të fituar peshë situata është e kundërt. Sa më e madhe të jetë pjata aq më e vogël duket sasia e ushqimit në të.

Përdorni pjata të mëdha për ta mashtruar trurin se keni shumë pak ushqim.

 

5 – Përmirësojeni fuqinë tënde

Fitnesi është njëri nga faktorët më të rëndësishëm për të fituar peshë. Marrja e tepërt e kalorive lejon trupin tuaj të fitojë shumë peshë.

E vetmja pyetje është se ku dëshironi t’i shihni këto rezultate, vetëm në shtim të peshës apo në muskuj.

Fokusohuni në sport jo në kardio.

Mos ushtroni më shumë se tri herë në javë sepse muskujt rriten më shumë kur pushoni.

6 – Hani më shumë se tri herë në ditë

 

Sa më shpesh aq më mirë. Ha të paktën 3 ushqime të pasura me lëndë ushqyese me ushqim me kalori të lartë në mes.

Sigurohu që do të konsumosh më shumë proteina, yndyre dhe karbohidrate.

 

 

 

 

7 – Zgjidhni proteinat e duhura

Proteinat janë lënda ushqyese më e rëndësishme për shtimin e peshës.

Produktet që kanë më së shumti proteina janë: pulat, mish vici, mëlçia e viçit, mëlçia e pulës, vetë, peshku salmon, peshku tuna, kallamari, gaforrja, karkalecat, qumështi, djathi, gjizë, bizele, fasule, thjerrëza, lajthi, bajame arra.

8 – Qetësohuni

Nëse ju shqetësoheni tej mase, sistemi juaj nervoz reagon shumë duke ju shkaktuar rrahje të shpejta të zemrës.

Efekti është i njëjtë sikur gjatë ushtrimeve kardio.

Mësohuni ta trajtoni jetën më me lehtësi. Provoni joga, ushtrime të frymëmarrjes dhe meditim.

Të gjitha këto do të ju ndihmojnë ta balanconi sistemin tuaj nervor dhe të fitoni peshë. /E.M/