Kosova

Mentor Shala: Me Dardan Molliqajn bon vaki ishim pre me njani-tjetrin, por është duke bërë opozitë

Gazetari i RTK-së, Mentor Shala ka reaguar pas aksionit që ka bërë sot PSD-ja ku në veturën  zyrtare të kryediplomates së Kosovës kanë shkruar “UCK”.

Shala në Facebook ka thënë se PSD-ja është duke bërë opozitë përnime.

Ai i ka quajtur aksionet e tyre të qarta dhe shumë atraktive.

Sipas gazetarit në rast se veprimet e tilla vazhdojnë, atëherë në zgjedhjet e ardhshme PSD-ja do të jetë në Kuvend.

“PSD është shumë e vërtetë që është tu e ba opoziten pernime! Veprimet e tyne edhe kanë mesazh të qartë politik edhe janë shumë atraktive! Nëse vazhdojnë kështu, në zgjedhjet e ardhshme janë në parlament! Këto partitë tjera qysh po duket e kanë vendos me flejt edhe do vjet! Gjumë të ëmbël!”, tha ai.

Megjithatë, Shala ka treguar se me kreun e PSD-së nuk ka marrëdhënie të mira.

“P.S. Me Dardan Molliqajn kurrqysh s’i kena pas punët! Me u pas zatet najhere, bon vaki ishim pre me njani tjetrin! Por është tu ba opozitë njeri”, tha ai./GazetaExpress/