SPORT

Menjëherë pas përfundimit të karantinës, tetë lojtar të Interit largohen nga Italia

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Diego Godin dhe shtatë futbollistë të tjerë të Interit janë larguar menjëherë nga Italia pas përfundimit të karantinës.

Godin është kthyer në vendilindjen e tij, Uruguai dhe përmse video të publikuar  në faqen e tij në Instagram, u dërgoi një mesazh tifozëve

“Unë u largova nga Italia me autorizimin e klubit dhe autoriteteve shëndetësore. Duhet të jem në karantinë këtu, duke qenë përgjegjës dhe i vetëdijshëm për situatën. Natyrisht u rekomandoj të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, është mënyra e vetme për për ta parandaluar këtë pandemi. Dëgjoni udhëzimet që japin autoritetet”. Ju dërgoj një përqafim, le të shkojmë përpara së bashku”, u shpreh Godin.

Ndërkohë, shtatë emrat të tjerë ende nuk janë publikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.