Mëngjesi i së dielës zbardh me debutimin e Majlinda Kelmendit në “Tokyo 2020”
Xhudistja Majlinda Kelmendi, nesër do të debutojë herët në mëngjes në luftën e saj të parë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Kelmendi do të përballet kundër hungarezes Reka Pupp në kategorinë -52 kilogram me fillim nga ora 4:21.
Kujtojmë se të shtunën, Distria Krasniqi e fitoi Medaljen e Artë pasi mposhti japonezen Funa Tonaki.