SPORT

Memorandum bashkëpunimi në mes SHGSK-FSUNK

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (SHGSK), të martën (28.01.2020) në orën 11:00 në selinë e Federatës së Sportit Universitar (Fakulteti Filozofik, kati përdhes), nënshkruan memorandum bashkëpunimi me FSUNK-në.

Pas memorandumit paraprak me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ky është hapi i radhës me qëllim te intensifikimit të raporteve reciproke me Federatën e Sportit Universitar.

Në emër të SHGSK-së memorandumin do ta nënshkruajë presidenti Edmond Thaçi, ndërsa FSUNK do të përfaqësohet nga presidenti Musa Selimi. /Kosova.info/