Show Biz

Melinda Ademi: Mahnitë fansat e saj përmes pozave të marra

Melinda Ademi është njëra nga artistet që ka zënë vend shumë shpejtë në tregun muzikor shqiptar.

Kjo, për shkak të interpretimit të veçantë të zhanrit të saj dhe mënyrës së paraqitjes në skenë apo edhe në jetën e përditshme.

Rep-artistja me prejardhje nga Mitrovica shpeshherë di t’i mahnitë fansat e saj përmes pozave të marra.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa video teksa argëtohet në makinë. Sikurse edhe çdo herë tjetër, Melinda duket tërheqëse me një grim me ngjyrë vjollcë, teksa mban të veshur një bluze të hirit.

“24 Bars” titullohet projekti i saj më i ri muzikor, i cili sipas reperes ka qenë vetëm një nxehje para se të lansohet kënga e re.