Kosova

Melihate Tërmkolli tregon nëse e ka falur Tomë Gashin për ofendimin në debat televiziv

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka folur rreth një përplasje që kishte pasur me avokatin Tom Gashi gjatë një debati televiziv.

Tërmkolli tha se e ka falur Gashin duke shtuar se nuk ka çfarë të bëj me atë niveli njeriu.

“Unë e kam falë në njëfarë mënyre. E kam falë sepse s’kam çfarë bëj me atë nivel njeriu. Edhe Zoti i falë të gjithë ata që bëjnë punë të këqija”, ka thënë Tërmkolli në Kanal 10.

Në një debat televiziv kishte eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashit se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.

“’Çuti’, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i kishte thënë Tërmkolli, Gashit në RTK.

Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me ‘Zotri Tërmkolli’. ‘Ani Zotri Tërmkolli’”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.