SPORT

Mélanie, gruaja e Anthony Martial: “Dua që të luajë në Real Madrid”

Mélanie, 29-vjeçare, dëshiron që burri i saj, Anthony Martial ta veshë fanellën e Real Madridit.

Ajo ishte me të që kur Martial u transferua te Manchester United në vitin 2016.

Pas shumë sezoneve me luhatje, Melanie do të dëshironte që Martial të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

“Unë do të doja që ai të luajë në Real Madrid. Më fal dashuria ime, por nëse do të mendoja me egoizëm për veten time, do të thosha po”, u shpreh ajo.

Ajo do ta mbështesë Martialin çfarëdo vendimi që merr.

“Klubin që duhet të zgjedhë duhet të jetë ai që ndihet më mirë. E vetmja gjë që dua. Edhe nëse dëshiron të luajë në divizionin e gjashtë me Ulis unë do të isha sërish tifozja numër një e tij”.

Martial ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024. /Gazeta Express/