Meksika mposht Arabinë Saudite por e pëson me golavarazh

Është mbyllur me rezultatin 1:2 përballja mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Meksika ka gjetur fitoren e parë të këtij Botërori duke mundur Arabinë Saudite, por ajo ishte edhe e fundit për skuadrën e drejtuar nga “Tata” Martino, pasi golavarazhi e nxori të tretën në grup.

Por, nga kjo ndeshje të dy ekipet janë eliminuar, pasi janë Polonia dhe Argjentina, dy ekipet të cilat kualifikohen për në fazën tjetër, falë golavarazhit.

Ishte Martin ai i cili shënoi golin e parë për meksikanët në minutën e 47′,  pak minuta më vonë, Luis Chaves ka shënuar dhe golin e sigurisë për skuadrën meksikane.

Dy golat në fillimin e pjesës së dytë i dhanë zemër Meksikës, e cila ishte e ndërgjegjshme se varej edhe nga golavarazhi i polakëve. Lozano dhe Çavez provuan në çdo mënyrë të gjenin rrjetën në minutat e mbetura të sfidës, me gjuajtjet drejt portës saudite që nuk u ndalën deri në fund. Por ishte Al Dousari ai i cili shënoi në shtesë, duke shuar ëndrrat e meksikanëve për një kualifikim të mundshëm të tyre.

Go to TOP