Rajoni

Mehmeti arsyeton pse politikanëve shqiptarë u pëlqen të jenë të përçarë

Politikanëve shqiptarë u konvenon të jenë të përçarë ngase kësisoj secili mund të jetë i pari në vendin e vetë.

“Kjo filloj të na pëlqej edhe neve, tash mos t’i kritikojmë vetëm politikanët”, thotë ai.

“Edhe Kimit i pëlqen të jetë i pari a i dyti në një Maqedoni të mbyllur a mos të vijë në Kosovë se menjëherë bije në vendin e dhjetë dhe filloj të mbizotëroj ajo mendësi që e kishim edhe në kohën e komunizmit që çdo njëri, atë që e thonë edhe në humor, më mirë i pari i fshatit se sa i fundit i katundit”, ka thënë ai.

Mehmeti thotë se shqiptarët filluan të mbyllen nga njëri tjetri.

Mehmeti tha se edhe po të jepet si kusht nga Bashkimi Evropian se ofrojnë 1 deri 2 vite që bashkohen, shqiptarët do të kërkonin 20 vite.

“Se atëherë edhe emri i hajdutëve do të pakësohet, sepse atëherë do të jetë një president, 20 ministra ndërsa tash i ka 80 zv ministra. Tash e ke në Maqedoni një situatë krejt të mirë për politikanët sepse Maqedonia ua plotëson dëshirat partive por jo shqiptarëve”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, nuk u plotësuan kushtet e shqiptarëve sepse gjithmonë ishte në pyetje interesi i partiakëve shqiptarë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483