SPORT

Megjithatë, Griezmann transferohet në ‘Camp Nou’

Drama e Antoine Griezmann duket se tashmë ka marrë fund dhe lojtari do të transferohet te skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi francez, ka kohë që ka konfirmuar dëshirën për t’u larguar nga Atlético de Madrid dhe madje nuk është duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Atlético de Madrid doli hapur kundër transferimit të yllit të saj në Barcelonë për shkak të raportimeve se ai ka arritur vitin e kaluar një marrëveshje me Barcelonën, që është joetike, pasi ai atëbotë luante me Atléticon në kontratë të rregullt dhe nuk kishte informuat klubin për negociatat me Barcelonën.

Barcelona është e lidhur edhe me transferimin e Neymar, por duket se Griezmann do të zyrtarizohet nesër, pasi katalunasit të paguajnë plot 120,000,000€ për kartonin e tij.