Show Biz

Meghan Markle ëndërron të luajë në film me superheronj

Ish-aktorja e serisë së njohur televizive “Suits” dhe bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle, besohet se ka kontaktuar me agjentin e saj Nick Collins, të cilit i ka kërkuar t’ia gjejë një rol në ndonjë film me kastë aktorësh yje.

Ky lajm vjen pasi Duka dhe Dukesha e Sussexit e morën vendimin për t’u larguar nga familja mbretërore britanike.

Një burim i afërt me aktoren për “Mail on Sunday” citohet të ketë thënë: “Nick Collins thotë se ajo dëshiron të jetë pjesë e një kaste aktorësh yje, në ndonjë film të madh me superheronj. Dhe ai tashmë ka filluar ta kërkojë një rol të këtillë. Sipas tij, aktorja është e hapur ndaj mundësive dhe roleve më të mira. Madje, Meghan po i planifikon disa takime të rëndësishme me krerët e Hollywoodit. Ajo tashmë e ka huazuar zërin për një projekt të studios ‘Disney’, dhe tashti po shpreh interesim të bëhet pjesë e ndonjë filmi me superheronj, çoftë duke e huazuar zërin për ndonjë personazh apo edhe duke luajtur në të. Markle e di që nuk mund të luaj si protagonist në ndonjë film, ngase publiku nuk mund ta anashkalojë faktin se ajo është bashkëshortja e princit të Anglisë. Por, ajo është e vendosur t’i kthehet aktrimit”.

Para pak kohësh u zbulua lajmi se Dukesha e Sussexit e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me studion “Disney”, në shkëmbim të donacionit për një organizatë bamirëse që u del në ndihmë elefantëve. 38-vjeçarja Markle, besohet se e ka incizuar zërin për këtë projekt në nëntor të vitit të kaluar, para se ajo dhe 35-vjeçari Harry të largoheshin nga Britania e Madhe, për pushimet disa javësh në Kanada.

Harry dhe Meghan, e publikuan vendimin e tyre për ty larguar nga familja mbretërore, përmes një postimi në Instagram në janar të këtij viti.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort