Show Biz

Meghan dhe Harry, edhe në Kanada të përndjekur nga paparacit

Derisa mediat botërore fokusin e kanë kthyer nga ishulli i Vancouverit, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, pas largimit të tyre nga obligimet e familjes mbretërore për të jetuar një jetë të qetë në Kanada, po i paralajmërojnë mediat për shfrytëzimin e fotografive të shkrepura nga paparacit. Lajmin e bëri të ditur një burim i afërt i çiftit mbretëror.

Ky paralajmërim erdhi pas publikimi të disa fotografive ku, Meghan shihet duke shëtitur me djalin e saj Archie dhe dy qentë e çiftit, në një park në Kanada. Fotot janë përdorur nga disa media botërore, përfshirë këtu gazetën e përditshme më të shitur në Britani të Madhe, “The Sun”.

Meghan dhe Harry, edhe në Kanada të përndjekur nga paparacit

“Avokatët e dukësh dhe dukeshës së Sussexit e kanë lëshuar një paralajmërim ligjor për mediat britanike, televizionet dhe agjencitë e ndryshme, në lidhje me përdorimin e fotove të shkrepura nga paparacit,” citohet të ketë thënë një burim i afërt i çiftit.

Harry në të kaluarën ka deklaruar që mendon se bashkëshortja e tij është ngacmuar ashpër dhe padrejtësisht nga mediat angleze, njësoj sikurse e ëma e tij, Princesha Diana, e cila vdiq në vitin 1997 nga një aksident me veturë të shkaktuar nga përndjekja e fotografëve paparaci.

Çifti, vitin e kaluar pranoi dëme të konsiderueshme dhe një kërkim falje publike nga një agjenci e lajmeve, e cila kishte publikuar fotografi të shtëpisë së tyre në Cotswolds të Anglisë, duke e detyruar çiftin të shpërngulet nga aty.

Në mëngjesin e së martes, Harry u fotografua duke ateruar në ishullin Vancouver, vetëm disa ditë pasi e kishte arritur një marrëveshje me gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth dhe antarët më të lartë të familjes, rreth largimit të tyre nga obligimet e familjes mbretërore, me qëllim që ta bëjnë një jetë më të pavarur dhe të thjeshtë.

Gjatë fundjavës, Pallati Buckingham e konfirmoi lajmin se Hary dhe Meghan më nuk do të përfshihen në punët e familjes mbretërore. Duka dhe Dukesha i Sussexit, po ashtu nuk do t’i bartin më titujt mbretërorë Lartmadhëria e Tij dhe Lartmadhëria e Saj, do të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht dhe do ta ndajnë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.