KULTURË

“Meeting of Styles” vjen edhe këtë vit në Prishtinë

Edhe sivjet është organizuar festivali ndërkombëtar i grafitit “Meetings of Styles”, në Prishtinë.

Këtë herë, artistët do të mbulojnë muret në hyrje të kryeqytetit.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për fillimin e muraleve ndërsa ka ofruar edhe pamje.

“Për të treten herë radhazi qyteti ynë është nikoqir i artistëve ndërkombëtar e vendor që janë pjesë e festivalit ‘Meeting of Styles’ që po zhvillohet në hyrje të qytetit nga Fushë Kosova”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Vitin e kaluar artistët i kanë dhënë ngjyrë mureve në rrugën “Tirana”, pas Stacionit të Trenit në Prishtinë.