Kosova.info

Mediumi serb raporton për pasurinë marramendëse të dyshes kriminale

Një artikull i mediumit Nova në Serbi, ka dhënë detaje mbi pasurinë marramendëse të Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq të cilët janë në listën zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dyshohen për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

“Nëse Kosova mbrohet me fitime në Serbinë qendrore, atëherë dyshja kontroverse Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviç është më se e suksesshme”, shkruan Nova, që sipas artikullit të tyre, Radoiçiç dhe Veselinoviç zotërojnë të paktën katër kompani që falë marrëveshjeve fitimprurëse me shtetin kanë tejkaluar për nga fitimi Miroslav Mišković-in (një biznesmen i njohur serb).

Veselinoviq dhe Radoiçiq kanë qenë partnerë biznesi për një kohë të gjatë. Ata zotërojnë kompanitë Novi Pazar put, Inkop nga Ćuprije, Betonjerka Aleksinac, Doli Bel.
Më i suksesshmi është Novi Pazar, i cili, siç shkruan gazeta NIN, ka pasur një fitim neto prej 20.9 milionë dinarë në vitin 2019, dhe gati 1.2 miliardë dinarë vitin e kaluar.

“Kompania e tyre “ombrellë”, Inkop nga Ćuprija, përmes së cilës hynë në botën e biznesit juridik, vitin e kaluar i siguroi Radoiçiqit dhe Veselinoviqit – Zvonkos dhe vëllait të tij Zharko një fitim prej gati 1.8 miliardë dinarë ose 15 milionë euro”, shkruan gazeta.

NIN bëri të ditur se përkundër mendimit se ai është biznesmeni më i pasur në Serbi, kompanitë e Miroslav Mišković-it mbesin seriozisht pas Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviç për sa i përket fitimeve të realizuara.

Siç ka shkruar më parë Nova.rs, për shembull, kompania “Novi Pazar put”, e cila është blerë nga Veselinoviqi dhe Radoiçiq në janar të vitit 2020, mesatarisht ka marrë të paktën një tenderë në muaj. Përveç kësaj, pothuajse në të gjitha rastet, ajo ishte ofertuesja e vetme. Inkop, nga ana tjetër, shpesh merrte punë si nënkontraktor në projektet më të mëdha të ndërtimit.

escort mersin - izmir escort