Kosova

Mediumi propagandistik serb i “gjen” vrasësit e Oliver Ivanoviqit

Gazeta propagandistike serbe “Informer”, ka publikuar sot një shkrim referuar informacioneve të shërbimit sekret serb, sipas të cilave “Florim Ejupi është personi që ka vrarë Oliver Ivanoviqin”. 

Sipas këtij mediumi urdhrin për vrasjen e Ivanoviqit, e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, organizimin e ka udhëhequr Ibrahim Kelmendi, ndersa financimin prej 40 mijë eurove e ka bërë Nexhmedin Zeka, i cili siç thuhet në shkrim, e ka ndërruar emrin në Lirim Zeka. Po ashtu thuhet se përcjelljen e Ivanoviqit e ka bërë Ismet Haxha.

Siç potencohet në tekst, shërbimi sekret “BiA”, menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit ka kërkuar nga aleatët e saj informativ, si CIA amerikane, që incizimet që kanë në disponim të shikohen, por thuhet se ato xhirime nuk kanë sjellë ndonjë çështje të re, për shkak se kanë qenë të pashfrytëzuara.

Ndërsa, thuhet se shërbimi sekret gjerman BND ka pohuar se do të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës, për t’i siguruar xhirimet nga vendi i ngjarjes dhe sipas tyre, ata janë zotuar se do ia përcjellin ato shërbimit sekret serb.

Mirëpo, përkundër kësaj, në këtë shkrim, thuhet se ende nuk është përmbushur zotimi i shërbimit sekret gjerman.