SPORT

Mediumi anglez: Kosova ekipi më në formë në Evropë që nuk po di të humbasë

Kush është gati për të dëgjuar një histori që mund t’iu ketë humbur? Si thoni të flasim për një kombëtare që në skenën ndërkombëtare ka serinë më të gjatë pa humbje në garat evropiane!

Vetëm imagjinoni. Ata nuk ishin pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s deri në vitin 2016.

Po, po Kosova nuk e ka shijuar humbjen që nga fundi i vitit 2017, duke pësuar në 14 takimet e fundit, ku ka bilanc prej tetë fitoreve – përfshirë fitoren e parë në kualifikueset për Kampionatin Evropian kundër Bullgarisë, kështu e nis një shkrim special për përfaqësuesen e Kosovën gazeta e mirënjohur britanike, “Dream Team”.

Trajneri zviceran, Bernard Challandes është ende i pamposhtur që nga koha kur e morr drejtimin e ekipit dhe mund të themi me siguri të plotë se po e përmbush ëndrrën e tyre kundër shumë skeptikëve.

Ka qenë një udhëtim i vështirë.

Që kur Kosova u shpall zyrtarisht e pavarur nga Serbia në vitin 2008, ata kanë hyrë ngadalë në skenën ndërkombëtare të futbollit.

Pas viteve të tëra të takimeve miqësore – dhe asgjë më shumë se kaq – ata u anëtarësuan në UEFA dhe FIFA në 2016, e cila gjë iu mundësua që  të marrin pjesë në kualifikimet e garave të mëdha – Evropian e Botëror.

Me gjithë trazirat politike që mbretërojnë në rajon dhe përplasja e tyre me Malin e Zi kohët e fundit u dëmtua pasi trajneri i malazezëve dhe dy lojtarë refuzuan të luajnë, pasi nuk e njohin Kosovën si shtet.

Ata dolën të parët në grupin e tyre të Ligës së Kombeve, ku ishte Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta, duke shënuar 15 dhe pranuar vetëm dy gola në gjashtë përballje.

Dhe vrulli i tyre nuk është ndaluar vetëm sa ka shkuar duke u rritur edhe më tepër.

Pas takimeve mbresëlënëse kundër Danimarkës, Bullgarisë dhe Malit të Zi, përfaqësuesja e renditur si e 127-ta në botë, triumfoi me rezultat 3-2 si mysafir i bullgarëve.

Do të thotë se ata kanë ecurinë më të gjatë pa humbje, duke lënë pas edhe kombëtaren portugeze, e cila është në dhjetë takimet e fundit pa humbje.