SPORT

Mediat serbe: Tifozët anglezë ofendojnë Serbinë, këndojnë bashkë me shqiptarët në Prishtinë

Mediat serbe kanë raportuar për arritjen e tifozëve anglezë në Prishtinë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Sipas mediave të atjeshme, ata kanë arritur në vendin tonë të shtunën mbrëma dhe kanë qëndruar gjatë natës nëpër kafenetë e kryeqytetit.

Porse, raportimi i tyre është fokusuar te një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihen tifozët anglezë duke kënduar: “F*** Serbia”.

Telegraf.rs shkruan se anglezët janë pritur miqësisht në Prishtinë me flamuj dhe banerë mbështetës sidomos për Raheem Sterlingun, i cili më herët është abuzuar në baza racore.

Kujtojmë që Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, derisa Kosova do ta kërkojë pjesëmarrjen në Kampionatin e ardhshëm Evropian përmes barazhit në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.