SPORT

Mediat ndërkombëtare raportojnë për vdekjen e legjendës Vokrri

Fadil Vokrri, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka vdekur të shtunën nga një sulm në zemër në moshën 57 vjeçare.

Për këtë lajm kanë raportuar edhe mediat më të mëdha botërore, duke filluar nga Reuters, AP, Washington Post, e të tjera.

Washington Post përcjell artikullin e AP-së për vdekjen e Vokrrit me titullin: “I madhi i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq në moshën 57 vjeçare”, transmeton Koha.net.

Edhe Reuters ka raportuar për vdekjen e legjendës Fadil Vokrri, duke thënë se ishte ai që e vendosi Kosovën në hartën e futbollit botëror kur vendi u anëtarësua në UEFA e FIFA më 2016.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.