SPORT

Mediat italiane shkruajnë për mikpritjen madhështore që iu bë Milanit në Kosovë

Milani tashmë ka arritur në Kosovë për ta zhvilluar përballjen miqësore ndaj Feronikelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Kampioni i Superligës së Kosovës do ta zhvillojë miqësoren historike ndaj shtatë herë kampionit të Evropës, për ta shikuar nivelin e tyre para fillimit të sezonit të ri.

Mediat italiane kanë shkruar për pritjen që iu bë Rossonerëve në vendin tonë, që nga aeroporti ndërkombëtare “Adem Jashari” e deri te akomodimi në hotel.

“Milan, çfarë mikpritje në Prishtë: tifozët në dëlir”, është titulli i të përditshmes italiane, Gazzetta.it.

“Milan, test në Kosovë: në pritje të debutimit të Leaos”, ka shkruar gazeta tjetër italiane, Sportmediaset.

“Massaro në konferencë: Presim që Boban dhe Maldini të na bëjnë një dhuratë në fund të tregut të transferimeve. Barsesi: Ekipi po rritet ndeshje pas ndeshje”, ishte titulli i mediumit tjetër italian, MilanNews.it.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483