Zgjedhjet 2021

Mediat gjermane paralajmerojnë kthesë historike në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Gazetari Enver Robelli i cili jeton dhe vepron në Gjermani po thotë se mediat e këtij vendi po paralajmërojnë kthesë historike në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

“Nga nesër fillon vala e raportimeve të mediave gjermanofone për zgjedhjet në Kosovë. Shkrime do të sjellin gazeta e famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, gazeta më e madhe politike e Zvicrës “Tages Anzeiger” dhe shumica e gazetave rajonale zvicerane si “Der Bund”, “Basler Zeitung”, “Berner Zeitung”, “Landbote”, pastaj gazeta javore “Wochenzeitung” e Zürichut, portali zviceran “Republik”, “Frankfurter Rundschau”, televizioni i Zvicrës franceze (ka raportuar tashmë)”, ka shkruar Robelli në Facebook.

Sipas tij, thelbi i të gjitha shkrimeve është ky: Kosova gjendet para zgjedhjeve historike dhe para një momenti për të filluar një kapitull të ri të shtetndërtimit.

Nga nesër fillon vala e raportimeve të mediave gjermanofone për zgjedhjet në Kosovë. Shkrime do të sjellin gazeta e…

Posted by Enver Robelli on Wednesday, February 10, 2021