Kosova

Mediat e Serbisë: 20 dëshmitarë janë intervistuar për Haradinajn, mes tyres serbë e shqiptarë!

Gjatë hetimeve në muajt e fundit, rreth 20 dëshmitarë, serbë dhe shqiptarë, janë intervistuar në lidhje me Ramush Haradinajn, thuhet në shkrimin e Gazetës “Blic” nga Serbia, qe transmeton Kosova.Info

Për mbrojtjen e këtyre dëshmitarëve, gjithçka u bë në fshehtësinë më të madhe dhe deklaratat e tyre u morën në Beograd, në veri të Kosovës dhe në qendër të Kosovës.

Vlen të theksohet se Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gjithashtu, media serbe raporton se në të ardhmen e afërt i ftuari i radhës nga Haga mund të jetë edhe vëllai i ish kryeministrit, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.