Kombëtare

Media serbe: Kosova ka mbyllur rrugët alternative nga veriu në Serbi

Medie serbe njoftojnë se autoritete Kosovës sot gjoja kanë aktivizuar aksionin “Gishti i çeliktë” i cili, sipas tyre, përfshin bllokadën e të gjitha drejtimeve rrugore dhe kontrollimin e automjeteve e personave, ndërsa policia është e vendosur në të vendkalimet alternative.

Portali ‘telegraf rs, transmeton se Policia e Kosovës gjoja ka tërhequr pjesëtarë të saj nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe se ato forca do të vendosen në veri të Kosovës, transmeton Koha.net. .

Këto medie kanë thënë se trupat policore kanë vetëm një detyrë – bllokimin e rrugëve alternative nga Serbia për në veri të Kosovës.

Media, këtë veprime vë në lidhje edhe me “regjistrat sekretë për serbët e shquar” kundër të cilëve gjoja po përgatiten aktakuza.

Portali ‘alo’ thotë të ketë informata nga burime policore të Kosovës se ka parashenja për arrestimin e funksionarëve të lartë serbë në Kosovë.

Sipas këtij portali, Polica e Kosovës po e përgatit planin operativ “Gishti i çeliktë” me qëllim të frikësimit të serbëve.