Kosova

Media serbe: Forcat amerikane me vetura civile patrullojnë përreth Ujmanit

Kohë më parë Ujmani gdhiu nën kontrollin e forcave ushtarake amerikane në Kosovë.

Ushtarët amerikanë, siç njofton sot televizioni publik i Serbisë mund të shihen ende përreth Ujmanit edhe, siç theksohet, aty nuk janë stacionuar, transmeton Koha,net.

Drejtori i Ndërmarrjes publike „Ibar“ Sërxhan Vuloviq i ka thënë këtij mediumi se për herë të fundit ato forca i ka parë dje.

„Çdo ditë vijnë te pajisjet dhe objektet e ndërmarrjes sonë, por me automobila civilë”, ka thënë Vuloviq.

Ai ka theksuar se kur në fillim të këtij muaji ushtarë amerikanë kontrolluan qasjet te liqeni, u ishte thënë se bëhej fjalë për ushtrimet e rregullta ushtarake.

„Të premten në mbrëmje rreth orës 22: 00 i morën objektet e hidrocentralit të Ujmanit, në takimin e të shtunës na njoftuan se ky ishte ushtrim i rregullt ushtarak, i planifikuar një muaj më parë. Po atë mbrëmje ata i liruan objektet” ka thënë Vuloviq

„Pas luftës së vitit 1999, në vitin 2004, Qeveria e Serbisë ka themeluar Ndërmarrjen publik ‘Ibar’, e cila e administron digën e madhe, hidrocentralin dhe një pjesë të kanaleve. Ne punojmë e prodhojmë e frytet i mbledh ndërmarrja publike jugore ‘Ibar Lepenc’ në Prishtinë e cila e paguan ujon dhe rrymën që e prodhojmë“, ka thënë Vuloviq.