OPINION

Medet për ne, në kënd kemi mbetur, jo krejt pa fajin tonë…!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Po të bëhet ndonjë hulumtim serioz, sigurisht së ne shqiptarët do të zinim vendin e parë, si popull pa parime, si njerëz që më shumë e duam pushtetin së nënat që na kanë lindur. Kjo u vërtetu tashme.

Kur të gjithë menduam së e gjetëm çelësin e kthimit të proceseve negative për së mbari, të këtyre 20 viteve, po na ndodhe më gjasë edhe një mashtrim i radhës, e ne po bëjmë sehir në vend të reagimeve të fuqishme, së vota nuk është hajgare siç po bëhet nga dy taborët VV-LDK.

Sipas rrjedhave të ngjarjeve nuk ka kush që po iu del para apetiteve për pushtet, duke lënë mbrapa sërish interesin e shtetit dhe të kombit. Sa zhagitja e panevojshme për ndarje të posteve po behët që dy muaj, thua së këto poste këta yryshnik, i kanë të përjetshme si në komunizëm. Unë them së edhe nëse kjo qeveri do të harnohet pas këtyre shtyrjeve të panevojshme, qysh tash pa u formuar, po e humb legjitimitetin, dhe nuk do të këtë jetëgjatësi. Po shihet se apetitet për poste, dhe privilegje biznesore e partiake…, janë duke dominuar, kur populli votojë për ndryshime serioze. Po të ishin serioz dhe po ta shikonin situatën politike dhe ekonomike seriozisht, LVV dhe LDK do të vepronin pa asnjë pengesë për ta formuar qeverinë e shpresës si u quajte më të drejtë.

Po shihet së gjenerata e vjetër në politikë, nuk kanë mundësi t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre të dala boje më ka krejt. Ata për t’i ruajtur pozitat e tyre më çdo kusht, që lidhen më ruajtën e bizneseve të shumta, po me vetëdije ose edhe pa te, nuk po donë të na largojnë nga rruga qorre, në të cilën e kanë futur vendin.

Mustafa, Qosja e ndonjë tjetër, nuk na duhen për president të ardhshëm të Kosovës. Kosova ka nevojë për president konsensual.

As presidenti Thaçi nuk u tregua së është president i unitetit, për çka edhe është i thirrur.

Bëri gabime politike, të cilat na dëmtuan, sidomos në bisedimet më Serbinë. Përfolja e gjatë në opinion për shkëmbime territoriale, që në fakt është ndarje mbi bazat etnike, prodhuan edhe më shumë krizë politike dhe çarje të thella të spektrit politik.

Klika e vjetër e cila ka lëshuar rrejnë, nuk është duke u treguar kooperuese dhe as objektive së Kosova mund të futet në rrezik, nga armiqtë të cilët kanë mbetur duke i fërkuar duart, së vonimi në formimin e organeve të reja, shumë ju hyn në punë, për t’i realizuar skenarët e errëta karshi Kosovës, dhe shqiptarëve. Këtë e tha edhe miku ynë, Eliot Engel “Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”. Definicion më të mirë nuk mund

të këtë. Amerika bashkë më aleatët e saj Perëndimor, ishte dashur të intervenojnë që të bëhet ky koalicion, madje pa i pyetur fare, edhe pse nuk është demokratike.

Kjo kokëfortësi e kësaj skene të degraduar politike, nuk po dinë çka është demokracia, jeta pluraliste dhe as nuk po dinë se çka është shteti! Kam qenë dhe jam i bindur së populli po të kishim ndonjë subjekt të ri politikë më njerëz që kanë dije dhe kreativitet politik, nuk do ti kishin votuar këto struktura që po na fusin për qëllime personale në kriza permanente politike, institucionalë, ekonomike, morale deri të rrezikimi i Republikës.

Kjo sjellje e mbrapsht sigurisht së nuk do tu falët, nëse sërish na ndodhin zgjedhjet. Qytetarët nuk di çfarë motivi kanë për të dal në zgjedhje, dhe kujt t’i japin më votën, kur ajo nuk po respektohet, kur po tallët më popullin, duke i konsideruar si “budallenj” apo së di çka dreqin janë duke menduar…

Tek e fundit po kush janë këta që nuk po preken as më llullë të kamishit, e nuk  kanë itibar as të gratë e veta…?

Medet për ne, në kënd kemi mbetur, jo krejt pa fajin tonë…!