Show Biz

Çka po paralajmëron Meda

Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Mehdin Pergjeçaj – Meda, ka kohë që nuk ka ardhur me ndonjë projekt te ri.

Mirëpo për emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ai tha se shumë shpejtë, do të sjellë një album të ri i cili do të përmbaj tetë këngë, dhe pa dal nga stili i tij, edhe këtë herë këngët do të jenë me temë dashurie.

“Këngët i kam mbaruar të gjitha dhe gjatë kësaj jave jam duke i përgatitur edhe klipet e tyre. Shpresoj se brenda dhjetë ditëve do të fillojmë me publikimin e klipeve. Do t’i lansojmë të gjitha një nga një në një periudhë jo shumë të gjatë”.

I pyetur për krizën globale në botë, Meda për dallim nga disa kolegë të tij të estradës, nuk ka dyshime se coronavirusi ekziston.

“Përderisa të gjithë po e besojnë që ka virus edhe unë e besoj dhe për atë arsye kam vendosur maskën për t’u mbrojtur”, tha ndër të tjera Mehdin Përgjegjaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483