Bota

Me koronavirus infektohet edhe një zëvendësministër i Iranit

Mediat botërore raportojnë se ka dalë pozitiv testi zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran për koronavirus.

Duke cituar mediat lokale iraniane, po raportohet se zëvendësministri i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, është infektuar me koronavirus.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u ka kërkuar qytetarëve të mos bëjnë panik, derisa shteti po përballët me infektimet nga virusi.

Ai ka thënë se do ta mposhtin virusin që tashmë i ka lënë të vdekur të paktën, 16 iranianë. Në Iran është raportuar për 95 raste të konfirmuara se janë prekur nga koronavirusi i quajtur Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se rritja kaq e shpejtë iranianëve të prekur nga koronavirusi është shumë shqetësues.