Kosova

Mehaj në konferencë për media, pas vizitës së suksesshme në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot do të mbajë konferencë për media, pas vizitës së suksesshme në SHBA.

Konferenca do të mbahet në ora 12:30 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Pas vizitës të suksesshme të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju ftojmë në konferencë për media.

Në këtë konferencë do të adresohet para jush ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me përmbledhje të informacioneve më të rëndësishme lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Siç jeni të informuar paraprakisht, ministri Mehaj ka realizuar takimet në nivelet më të larta politikbërëse dhe vendimmarrëse të SHBA-së në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe diplomacisë amerikane.

Konferenca do të mbahet sot, më 21.10.2021, duke filluar nga ora 12:30, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas konferencës, do të ketë një koktej rasti, ku gazetarët do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me ministrin Mehaj.

Gjithashtu, ftojmë gazetarët të respektojnë rregullat nga vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë me Covid-19″, thuhet në njoftim

Shfaq më shumë
//oackoubs.com/4/3473483