Kombëtare

Me urgjencë drejt spitalit, një tjetër rast pozitiv me Covid-19

Një tjetër rast me Covid-19 është shënuar këtë të enjte.

Një grua e moshuar, 85 vjeçe, është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes, pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.


E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje. 
Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjecar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mësohet se mund të jetë infektuar.


Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe qendrës shëndetësore Patos.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.