Kosova

“Më shumë shqiptarë të dënuar se serbë, për krimet e luftës në Kosovë”

Profesori i Fakultetit Filozofik, Blerim Latifi, e ka quajtur paradoksal faktin se ka më shumë shqiptarë të dënuar për krime lufte në Kosovë se serbë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku është aktiv me postime të përditshme për çështje të ndryshme, Latifi kërkon drejtësi për krimet e luftës së fundit në Kosovë.

“Për krimet e luftës në Kosovë, më shumë ka të dënuar shqiptarë, se serbë. Ky fakt paradoksal të bën të mendosh se dikush në qarqet e vendimmarrjes ndërkombëtare ka vepruar me logjikën se me që shqiptarëve u dhamë lirinë dhe shtetin, do të bëhej e tepërt po t’u jepnim edhe drejtësinë për krimet e luftës, duke harruar në këtë rast një gjë esenciale : e vërteta dhe drejtësia për këto krime është arsyeja fundamentale e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Këtë e ka kuptuar më se miri Serbia, e cila duke vazhduar me politikën e mohimit te krimeve të saj në Kosovë, në fakt synon të delegjitimoj çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Prandaj, një gjë duhet ta kemi të qartë : kërkimi i drejtësisë për të kaluarën është njëkohësisht luftë për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.”, ka shkruar Latifi. /Kosova.info/