Më shumë se një muaj pa ministër të Shëndetësisë/ Opozita thotë se ky sektor është drejt degradimit dhe kolapsit

Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa udhëheqës që nga 6 tetori kur Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit. Kanë kaluar më shumë se një muaj nga ajo kohë dhe ende Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë emër për të parin e shëndetësisë.

Në lidhje me këtë, ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha për Telegrafin se lënia e këtij dikasteri pa ministër është dëshmi e keqmenaxhimit të Qeverisë me këtë sektor të rëndësishëm për vendin.

“Përpos që ishte një keqmenaxhim për 20 muaj i këtij dikasteri edhe tash po vazhdon e njëjta qasje me Ministrinë e Shëndetësisë. Për mendimin tonë është e papërgjegjshme dhe e dëmshme njëkohësisht për sektorin e shëndetësisë, për punëtoret shëndetësorë dhe mbi të gjitha për pacientët dhe qytetarët e vendit. Mbi të gjitha është një tregues i qartë i të gjithë asaj që është ngritur me kohë që kjo Qeveri nuk ka as program, e as vizion por nuk ka as njerëz për ta menaxhuar sektorin e shëndetësisë. Andaj edhe lënia e pa titullar siç është shëndetësia për një kohë të gjatë tregon dobësitë që ka ky menaxhim aktual dhe i cili është duke shkaktuar probleme. Për arsyet pse dhe si, duhet ta pyesni kryeministrin Kurti”, tha ai.

Go to TOP