Bota

Më shumë se 21 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur për 21 mijë e 695 në Gjermani, për të çuar totalin e rasteve pozitive në një milion e 28 mijë, bazuar në të dhënat e Institutit “Robert Koch” për rastet me COVID-19, të publikuara të shtunën.

Në këtë raport theksohet se janë regjistruar edhe 379 vdekje. Në Gjermani kanë vdekur 15 mijë e 965 persona si pasojë e COVID-19.

Shteti gjerman ka paralajmëruar shtrëngim të masave edhe për festat e fundvitit si përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19, ndërsa bashkë me Bashkimin Evropian janë duke u bërë gati që të nisin me vaksinim të popullatës në dhjetor.