Hi Tech

Më shumë se 30 milionë njerëz do të vdesin për gjashtë muaj

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi Bil Gejts  konsideron se shtetet e botës duhet të përgatiten për pandeminë dhe atë në të njëjtën mënyrë sikurse për luftë.

Gejts beson se epidemia vdekjeprurëse do të godas planetin tonë gjatë dekadës së ardhshme dhe se ajo do të vrasë më shumë se 30 milionë njerëz për disa muaj më së shumti për gjashtë muaj. Këtë paralajmërim apokaliptik, Gejst e dha të premten në një takim shkencor në Masaucest.

Duke nënvizuar se zakonisht është optimist ai tha:

“Ekziston një rajon në të cilën botën nuk e bënë shumë të arrijë progres, dhe kjo është përgatitja për shpërthimin e epidemisë”, tha ai duke përkujtuar se epidemia e radhës mund të burojë nga ekrani i kompjuterëve.

Lidhur me rrezikun ai tha se së shpejti do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Edhe kongresi amerikan konsideron se ka diçka në pohimet e Gejts, duke qenë që ka lejuar mjete shtesë për qendrën nacionale te kontrollit dhe preventivës për sëmurje. /Kosova.info/