Kosova

Më pak se dy orë deri në përfundim të afatit për aplikim në KQZ, deri më tani kanë aplikuar 17 subjekte politike

Janë 17 subjekte politike të cilat kanë aplikuar deri në ora 16:00 në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Deri më tani, KQZ ka pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për Telegrafin se janë duke  pritur edhe aplikimin e subjekteve të tjera politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë”, tha Elezi për Telegrafin.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme. /Telegrafi/