Show Biz

Më në fund Era Istrefi publikon këngën e re

E tashmë Era Istrefi ka ardhur me një projekt të ri muzikor, e që është në bashkëpunim.

Kishte bërë gati gjysmë viti pa publikuar ndonjë këngën, por tani Era Istrefi është kthyer me një tjetër bashkëpunim me Arash dhe Ilkan Sencan.

Kënga e cila titullohet ‘No maybes’ gjen këngëtarët të interpretojnë në gjuhë të ndryshme, anglisht, shqip dhe spanjollisht.

‘No maybes’ fillimisht është punuar vetëm në versionin ‘audio’ dhe nuk ka ndonjë paralajmërim nëse do të kompletohet edhe vizualisht.