Kombëtare

Me ndihmën e zjarrëfikësve dhe policisë shuhet zjarri në fshatin Nec të Gjakovës

Falë angazhimit të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, Policisë së Kosovës dhe ndihmës nga Komuna e Junikut, është arritur që të shuhet zjarri në fshatin Nec.

Siç njoftohet, bashkë me ta në vendin e ngjarjes, pranë banorëve ndodhen edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Gjakovës.

Sipas komunës, zjarri i madh ka shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht banorët e kësaj ane tashmë janë të sigurt.

“Faleminderit Brigada e Zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe Komuna e Junikut për ndihmën. Si institucion komunal jemi afër banorëve të kësaj ane për t’iu dalë në ndihmë për çdo gjë që ata kanë nevojë”, thuhet në njoftim.