Kosova

Me mospublikimin e letrës për mandatar, Thaçi po pengon që çështja të shkojë në Kushtetuese

Janë bërë pesë ditë qëkur presidenti Hashim Thaçi përmes një letre ia ka kërkuar LDK-së emrin e kandidatit për formimin e Qeverisë së re.

Por, për dallim nga ato që Thaçi ia ka dërguar Lëvizjes Vetëvendosje, letra drejtuar LDK-së nuk është bërë ende publike. transmeton KOHA.

Arsyet e mospublikimit, presidenti nuk ka pranuar t’i bëjë të ditura.

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në emisionin “RAPORT”, ka thënë se rrjedhja e afateve ligjore është njëra nga arsyet e mospublikimit.

E sipas Arton Demhasajt, me mospublikimin e letrës së Thaçit është duke u penguar që çështja e mandatarit të shkojë në Kushtetuese.

Një ditë para se t’i shkruajë LDK-së për mandatar, më 22 prill, presidenti Hashim Thaçi përmes një letre ia ka bërë të ditur Lëvizjes Vetëvendosje se do t’ua kërkojë partive të tjera mundësinë e formimit të Qeverisë, duke ardhur në përfundim se këtë ka refuzuar ta bëjë partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.