Show Biz

Me këto fjalë emocionuese Armina uron nënën

Ajo është një nga femrat më të bukura shqiptare, Armina Mevlani sot ka festë në familje, e përmes rrjeteve sociale ka bërë një dedikim special.

Ajo ka uruar të ëmen, e cila sot feston ditëlindjen.

Duke e zgjedhur një imazh ku shihen duke u përqafuar, Armina të bukura i zgjodhi edhe fjalët.

‘Fjala më e bukur ,më e ëmbël qe egziston “nënë”. Nuk ka përqafim më të ngrohtë dhe të sinqerte sesa ai i një nëne me fëmijen e saj. Sa herë jam në krahët e tu mami ,ndihem e lumtur ,e plotësuar ,e mbrojtur. Ti je gjithcka për mua dhe bekimi më i madh që zoti më ka dhënë ,një mama si ty, e cila e palodhur është kujdesur për mua në cdo mënyrë ,në cdo kohë . Sa herë jam në krahët e tu zhytem në aromën e fëmijërise dhe kthehem një fëmijë plot ëndrra,në këtë përqafim nuk ka kohë dhe vetëm ti e ke këtë fuqi . Nuk mundem ta shpreh dot me fjalë sa të dua sepse fjalët që dua të them nuk janë krijuar,por sot në ditën e ditëlindjes uroj dhe lutem që ti të jetosh një vazhdim jete të lumtur dhe të shëndetshme pranë meje ,babit dhe në të ardhmen familjes që unë do krijoj. Dua të jesh aty dhe ky përqafim të me shoqëroje në cdo hap të jetës, për këtë i lutem zotit cdo ditë.Happy Birthday Mama Ime !’ shkroi Armina.

Për të ëmën e saj urojmë shëndet e lumturi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.