Kosova

Me këtë shprehje Jeta Xharra i drejtohet Shpend Ahmetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka munguar në debatet e emisionit Jeta në Kosovë.

Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe Jeta Xharra.

Në një video promo, ajo i drejtohet Ahmetit me fjalët “Nuk të kam mbajtur 9-muaj në bark”.

Kjo pasi që Ahmeti teksa u pyet nga gazetarët e Kallxo.com se pse nuk merr pjesë në debatet e tyre, i tha atij pyete Jetën. Përndryshe Komuna e Prishtinës është ndër komunat me performancën me të dobët ndër komunat e tjera.