Show Biz

Me kë po karahasohen motrat Istrefi?

Nita Istrefi duket si të ishte një nga motrat e famshme Kardashian!

Këngëtarja Era Istrefi ka postuar në Instagram disa fotorgafi ku shihet duke pozuar me motrën e saj, Nitën.

E fansat në shikim të parë kanë menduar se Era është shfaqur në shoqërimin e njërës prej motrave Kardashian.

Kjo pasi që Nita ngjan shumë me ta, sidomos me Kim dhe kur e shikojmë foton menjëherë na bie në mend ajo.

Era ka shkruar: “Sa e mrekullueshme duket motra ime Nita? Më mungon shumë dhe më mungon të jem në Londër me të”.

Ndryshe nga motrat e saj, Era dhe Nora Istrefi, Nita Istrefi ka zgjedhur një profesion tjetër.

Ajo shpesh i ka ndihmuar motrat e saj në projektet muzikore, duke u përkujdesur pë rrobat dhe stilin e tyre.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483