Bota

Me humor tregon Trump për kënd votoi

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe njëherit kandidat për mandatin e dytë nga radhët e Republikanëve në zgjedhjet presidenciale, ka votuar sot duke treguar madje “të përzgjedhurin” e tij.

Trump ka votuar në Florida, ku aktualisht është duke pushuar në vilën e tij luksoze.

“Kam votuar për një person me emrin Donald Trump”, ka thënë Trump me një dozë humori derisa po dilte nga objekti.

E pasi kreu obligimin e tij qytetar, presidenti është nisur drejt aeroportit ndërkombëtar Palm Beach, për të udhëtuar për një takim pune në Karolinën e Veriut.

Në anën tjetër është bërë e ditur se Zonja e Parë, Melania Trump, nuk e ka shoqëruar Trumpin në këtë udhëtim. Kujtojmë që zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.