OPINION

Me Enverin drejt Europës!

Nga Sali Berisha

Neobllokmeni Edvin Kristaq Rama shpall javën e Europës në shtëpinë e Hitlerit shqiptar të Pasluftës!

Edi Rama, në vitin e Skënderbeut, nuk zgjodhi Krujën, kështjellën e saj, për të shpallur javën e Europës në Shqipëri, por në një akt malinjiteti dhe perversiteti politik dhe moral zgjodhi me rekomandim të zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, vilën e ish-diktatorit mizor Enver Hoxha për të kremtuar ditët e Europës dhe për t’i dërguar si paranojak, mesazhet e tij Bashkimit Europian.

Kështu, ai organizoi dje një ceremoni, në të cilën kishte ekspozuar duke përdhosur edhe librat e shenjtë në shtëpinë e antikrishtit shqiptar, Enver Hoxhës, të cilin 37 liderë europianë të EDU e cilësuan në vitin 1991 në Deklaratën e Parisit si “Hitleri shqiptar i Pasluftës”.

Përzgjedhja e vilës së kryekasapit të shqiptarëve për të shënuar ditët e Europës, kishte si qëllim rehabilitimin e atit të tij shpirtëror dhe me këtë rast dhe të xhelatëve, Kristaq Rama, Spiro Koleka – babait biologjik dhe dajos së tij.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të ulët provokues ndaj shqiptarëve dhe mbarë njerëzve të lirë në Europë dhe në botë, ftoj shqiptarët të flakim sa më parë kalbësirën e Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së narkoshtetit të tij!