Bota

Me COVID-19 në botë mbi 85 milionë të infektuar

85 milionë e 31 mijë e 519 persona raportohet të jenë infektuar me COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 1 milionë e 844 mijë e 792 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 60 milionë e 162 mijë e 137 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 20 milionë e 904 mijë e 701 raste, pastaj India me 10 milionë e 324 mijë e 631 raste, Brazili me 7 milionë e 716 mijë e 405 raste, Rusia me 3 milionë e 236 mijë e 787 raste dhe Franca me 2 milionë e 643 mijë e 239 raste.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 51 mijë e 731 raste nga 186 mijë e 31 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 340 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42 mijë e 215 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë 176.