SPORT

Me 27 maj UEFA vendos për kthimin e Ligës së Kampionëve

E përditshmja spanjolle Marca raporton se Liga e Kampionëve do të kthehet më 7 gusht në ekranin e tifozëve të futbollit, pasi që UEFA e ka caktuar një takim për 27 maj për t’i vendosur përfundimisht datat e kthimit të garave evropiane.

Virusi Covid-19 e ka paralizuar botën e sportit, përfshirë këtu futbollin, duke i ndërprerë përkohësisht të gjitha ndeshjet. Shkaku i kësaj, ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve do të duhet të presin deri më vonë këtë verë.

Plani i UEFA-s është që Liga e Kampionëve të kthehet në fundjavën e parë të gushtit. MARCA raporton se ndeshja Manchester City – Real Madrid do të zhvillohet më 7 gusht.

Në të njëjtën ditë pritet të zhvillohet edhe ndeshja mes Lyonit dhe Juventusit, gjë që e ka konfirmuar presidenti i klubit francez.

Ndërsa, të shtunën, më 8 gusht, planifikohet të zhvillohen ndeshjet Barcelona – Napoli dhe Bayern Munich – Chelsea.

Kjo nuk është ende zyrtare, mirëpo UEFA pritet ta ratifikojë këtë plan më 17 maj. Në këtë datë do të takohet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe pritet të merret vendimi.

Megjithatë, gjithçka do të varet nga pandemia dhe vendimet e qeverive të ndryshme të vendeve evropiane,

Klubet do të kenë mjaftueshëm kohë për tu përgatitur, pasi që shumica prej tyre edhe do të duhet të luajnë në ndeshjet  e mbetura të ligave, nëse vendoset për kthimin e tyre.