Më 18 dhe 19 maj zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”

Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani”.

Ky turne do të jetë i 16-ti me radhë dhe do të mbahet më 18 dhe 19 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Ukraina, , Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, njofton kjo federatë.

Go to TOP