Kosova

MDIS-i hap aplikimin për kamp-shkollë verore

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike njofton bashkatdhetarët se gjatë verës, përkatësisht në fund të muajit korrik dhe në fillim të muajit gusht, organizon një kamp dhe një shkollë verore për nxënësit dhe të rinjtë nga diaspora, të cilat do t’u mundësojnë të krijojnë lidhje të reja shoqërore.

Gjatë qëndrimit në vendlindje, ata do të kenë aktivitete të shumta në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për njerëzit dhe vendin e prejardhjes. Në këtë kamp/shkollë do të ketë aktivitete të ndryshme arsimore e sportive.   Të dyja këto aktivitete ofrohen PA PAGESË.

Pjesëmarrësit do të jenë të moshës 13 -17 vjeçare. Aplikimi për kamp/shkollë duhet të bëhet tash.

Të interesuarit mund të aplikojnë në platformën online, në linkun e mëposhtëm:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.