Bota

McConaughey me mesazh për amerikanët përpara zgjedhjeve

Matthew McConaughey është njëri nga aktorët që ka reaguar përpara zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, duke theksuar se njerëzit duhet t’i mirëpresin rezultatet çfarëdo që të ndodhë.

McConaughey, 50 vjeçar, promovoi librin e tij të ri “Greenlights” në “Fox & Friends” të mërkurën dhe foli për moton e tij: “Kur të përballesh me të pashmangshmen, bëhu relativ”.

Duke zbatuar këtë moto në garën midis Presidentit Trump dhe ish-Zëvendës Presidentit Joe Biden, ai tha, “Nuk është e pashmangshme kush do të fitojë”.

Aktori i “Dallas Buyers Club” paralajmëroi fansat që të mos reagonin shumë duke menduar, “Oh, nuk mund ta besoj se kjo ndodhi” dhe të përqendrohen në realitetin e rezultateve.

“Është koha të bëhemi konstruktivë dhe të mos mohojmë faktin e çfarëdo që ka ndodhur dhe të përballemi me situatën”, tha ai për presidentin e ardhshëm.

McConaughey shtoi: “Kushdo që do të jetë komandant i përgjithshëm dhe president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo nuk është diçka, me shpresë, që ne do ta mohojmë ose të jemi në gjendje të argumentojmë”.

“Shpresoj që të jenë zgjedhje të pastra”, deklaroi aktori. “Nga cilado mënyrë që të shkoj shpresoj të jetë e pastër dhe të mos ketë debat”.

McConaughey bëri vërejtje të ngjashme në vitin 2017 në një intervistë televizive me BBC.

Në bisedën e tij me “Fox & Friends”, ai zbuloi se ndërsa disa njerëz në Hollywood nuk ishin dakord me të, reagimi ishte jashtëzakonisht pozitiv.

“Njerëzit që më njohin kuptojnë se për çfarë po flisja”, tha ai.

Ylli i “True Detective” preku gjithashtu përçarjen e ShBA-së dhe mënyrën sesi janë politizuar tema të tilla si pandemia e coronavirusit.

“Ne kemi shumë gjëra të bëjmë si shtet”, shtoin ai. Për sa i përket kujt do të votojë McConaughey, ai po e mban për vete këtë pjesë.