EKONOMI

Mbyllet terminali doganor në Hanin e Elezit!

Terminali doganor në pikën kufitare në Han të Elezit do të mbyllet sonte.

Siç mësohet  kjo do të bëhet për shkak të mungesës së licencës për operim. Ai do të qëndroj i mbyllur deri në një afat të pacaktuar.

Sonte pas orës 00:00, të gjithë kamionët që do të duhet të devijojnë në terminalet tjera që kanë licencë.

Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hynë deri në ora 00:00 do të vazhdojnë të zhdoganohen ditët në vijim .

Kurse stafi në zyre do të vazhdojnë punën deri në njoftimin e radhës.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.