KULTURË

Mbyllet për vizitorë Galeria e Arteve të Kosovës për shkak të koronavirusit

Hapësirat e Galerisë së Arteve të Kosovës, do të jenë të mbyllura. Kjo pasi që dy punëtorë të stafit të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Galeria e Arteve të Kosovës ka njoftuar se pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të shtyhet hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit”.

“Meqë në stafin e GKK I kemi tanimë dy raste aktive me COVID-19, sipas rekomandimit të IKShPK-së, hapësirat tona qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik si dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv, në fund të kësaj jave. Për këtë arsye, hapja e ekspozitës ‘Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit’ nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 qershor”, thuhet në njoftim.

Sipas shifrave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19. Prej tyre, 953 persona janë shëruar dhe 32 pacientë kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.